Google ndihmon besimtarët myslimanë, sjell aplikacionin për Ramazan

Google ka lansuar sot një vegël të posaçme për muajin e Ramazanit. Opsioni i quajtur “Shoqëruesi im Ramazan” do t’i ndihmojë myslimanët ta respektojnë muajin më të shenjtë të vitit.

“Në mënyrë që t’i ndihmojmë njerëzve për Ramazan, ne e kemi lëshuar My Ramadan Companion, i cili ofron informacione të lokalizuara, ndihmë dhe përmbajtje tjetër që mundëson pasurimin e asaj që uebi mund të ofrojë për muajin e shenjtë”, thuhet nga Google.

Në mesin e funksioneve janë edhe gjendja e trafikut, iftari më i afërt, receta gatimi dhe përmbajtje në YouTube, si dhe këshilla se si të jeni të shëndetshëm dhe si të kënaqeni për Ramazan. /Mapo/

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button