Si të menaxhoni konfliktet në mënyrë që të mos dëmtoni lidhjen

Në fillimet e një romance të re çiftet nuk kanë arsye për të adresuar mosmarrëveshjet si konflikte. Kjo është një kohë kur ju injoroni të këqijat dhe mbitheksoni vetitë pozitive të partnerit. Atëherë kur marrëdhënia bëhet më ‘e sigurt’, portat e konfliktit hapen.

Ja se si të trajtoni një konflikt, në mënyrë që të moj ju dërmojë lidhjen:

1.Mos filloni konfliktin kur keni konsumuar substanca që ndikojnë në mendjen tuaj si alkooli apo drogat e tjera

2.Mos mbani mëri për diçka dhe të grindeni për diçka tjetër. Tregoni partnerit arsyen e vërtetë përse jeni mërzitur

3.Lejojeni atë të flasë, mos i ndërhyni derisa tjetri flet dhe kërkoni të njëjtin respekt kur ju flisni

4.Mos sfidoni pamundësinë e tjetrit për vetë-shprehje dhe ta përdorin atë si një mjet mbrojtës

5.Mos përfshini anëtarët e familjes apo dikë tjerë që t`ja dëshmojnë atij a është gabim

6.Mos u grindni kur njëri prej jush është duke kaluar në një periudhë stresi apo ka probleme

7.Mos bëni krahasime me partnerët e mëparshëm

8.Mos e sulmoni partnerin në diçka që ai nuk mund ta ndryshojë si atributet fizike, historia e tij, apo inteligjenca.

Lajme të ngjashme

Back to top button