Maqedonia në dy raporte më keq se fqinjët

Maqedonia renditet me “cilësinë e jetës” më të keqe në rajon, bashkë me Shqipërinë. Raporti “Quality of life” publikon rezultatet e një studimi, ku tregohet se në cilin vend të botës jetohet më mirë.

Sipas vlerësimit të këtij raporti, Maqedonia është një ndër vendet ku cilësia e jetës është më e keqja, bashkë me të edhe Shqipëria. Ndërsa Serbia dhe Kosova renditen më mirë se Maqedonia, shtetet e tjera të Ballkanit bëjnë një jetesë cilësore. Raporti llogarit ekonominë, nivelin e ndotjes, kujdesin shëndetësor, çmimet, fuqinë blerëse dhe strehimin.

Në vend të parë nga të gjitha vendet e botës renditet Zvicra, ndërsa SHBA-të renditet në vend të dhjetë. Ndërkohë edhe raporti i publikuar të mërkurën i Indeksin Global të Paqes Maqedoninë e radhit më keq se krejt fqinjët e rajonit, respektivisht në vendin e 71-të. Ndërkaq, shteti i Kosovës është radhitur në pozitën e 69-të në Indeksin Global të Paqes për vitin 2015. Ky është një përmirësim i vogël krahasuar me vitin 2014, kur Kosova ishte e radhitur në pozitën e 72-të.

Indeksi mat paqen në 162 vende të botës duke u bazuar në 23 indikatorë, që mund të ndahen në 3 shtylla – niveli i sigurisë në shoqëri, numri i konflikteve të huaja dhe vendore si dhe shkalla e militarizimit. Shqipëria në këtë raport radhitet e 52-ta, Mali i Zi në pozitën 57, kurse Serbia në pozitën 46./ Koha

Lajme të ngjashme

Back to top button