Shpërndahen të arrestuarit e “Kumanovës”: “Malisheva” në Prilep, “Sokoli” në Manastir

Të arrestuarit e incidentit të Kumanovës, autoritetet e Maqedonisë këto ditë i kanë shpërndarë nëpër burgje të ndryshme të Maqedonisë.

Burimet E afërta me njërin prej avokatëve të kosovarëve të arrestuar, bëjnë të ditur për Indeksonline se autoritetet maqedonase në burgun e Prilepit kanë dërguar Demë Shehun, Muhamet Krasniqin – “Malisheva”, Valdet Zekajn dhe Nexhmedin Likën.

Kurse, në burgun e Manastirit kanë dërguar komandant “Sokolin” (Sami Ukshini), Ardijan Bujarin dhe Shefqet Hallaqin.

Ndaj këtyre lëvizjeve, siç mëson Indeksonline, ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Maqedoni, e cila nuk ishte informuar zyrtarisht se kosovarët e mbajtur deri tani në Shkup, janë dërguar në burgjet në Prilep dhe Manastir, por që përgjigjja e autoriteteve maqedone ka qenë se lëvizjet e tyre janë bërë për shkaqe sigurie.

“Nuk e di nëse ambasadori i ka takuar, por e di që nga Ambasada e Kosovës është kërkuar që t’iu krijohet mundësia që t’i takojnë të arrestuarit pas këtyre lëvizjeve”, thotë ky burim, sipas të cilit autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar edhe familjarët e të arrestuarve për këto lëvizje të tyre./Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button