Gjermania ofron mundësi punësimi (VIDEO)

Derisa në Kosovë nuk ka mundësi të mjaftueshmë për punësimin e të rinjve, ata i kanë mbështetur shpresat në një ofertë gjermane. Në kuadër të një projekti të Odës Ekonomike Gjermane po realizohet një projekt punësimi për kosovarët, transmeton “Zëri”.

Interesimi ishte i madh. Ashtu që nga gjithsej 550 personat që aplikuan, 240 prej tyre i plotësuan kushtet. Pas testimit sot edhe u intervistuan.

Punëdhënësi gjerman, Erhard Lupprich theksoi “Jemi këtu për të përzgjedhur më të mirët që janë të interesuar për të punuar në fushën e ndërtimtarisë… është një rast i mirë për të rinjtë të aftësohen në Gjermani e më vonë atë përvojë ta sjellin këtu”.

Për ndryshe të përzgjedhurit do të fitojnë punësim në Gjermani për tre vjet e gjysmë dhe më pas me mbështetjen e Ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale do të mund të kthehen në Kosovë. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Jam shofer e kam kategorin C prej vitit 2010 kam prevoj kam punuar ne shum firma shofer per kamion kam nevoj per punsim se ne kosov nuk poka pun edhe nese xhen pun po kem probem per rroga nuk ponaj dhan prandaj pojubaj lutje nese ka mundesi pranomna kerkesen per punsim jam i gatshem te punoj edhe ndonje pun tjeter qfardo q tem ofroni vetem te punoj e ta mbaj familjen . Nr +38649704068

  2. jam pa oun dhe kerkoj qe permes kesaj mundesie te punoj diku ne gjermani gjuhen gjermane e zotroj ojesrisht dhe njoh shum nga lamia ndertimtari por nuk kam oun pothuaj qe nje vitdhe kerkoj ndihm nga ju jam familjar dhe mbaj 5antart e familjes nuk me kan regjistruar ne entimn per social me arsye se kam punuar para nje viti dhe ka kerkesa me te renda kam tre femi ne shkoll dhe duhet pun pun per te shkolluar por ketu nuk po muj kyqem askund kam qen edhe si si azil kerkus azil ekonomik por jam kthy me arsyen se nuk ka atil ekonomk dhe jam.posa e kuptova se ka nje marveshje ne mes te odes ekonomike fjernane dhe asaj kosovare kerkoj ndihm me rrespekt!A.avdyli

Back to top button