Messi: Do të kthehem shumë shpejt

Leo Messi u dërgoi një mesazh qetësie të gjithë tifozëve të Barcelonës duke shkruar në rrjetin social “Weibo” se do të kthehet shumë shpejt nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen me Almerian.
“Më vjen shumë keq që nuk do të jem i pranishëm në ndeshjet e radhës dhe që nuk do të luaj me kombëtaren”, shkroi ylli argjentinas.

Gjithashtu, 25-vjeçari theksoi se do të kthehet shumë shpejt në fushat e lojës: “Do të kthehem shumë shpejt pasi rikuperimi do të jetë i mirë dhe nuk do të kërkojë shumë kohë”.

Barcelona do të luajë gjatë 2 ose 3 javëve të ardhshme pa Leo Messin, pasi analizat mjekësore treguan se argjentinasi kishte pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë që do e mbajë jashtë fushave për 15-20 ditë.

Leo Messi do të humbasë ndeshjet ndaj Celtic e Valladolid me Barcelonën dhe ndaj Perusë e Uruguait me Argjentinën.
Pritet që Messi të kthehet në fund të tetorit, kur katalanasit do të luajnë në 5 ditë ndaj Milanit në San Siro dhe ndaj Realit në “Santiago Bernabeu”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button