United dëshiron Lukakun

Skuadra angleze Manchester United është duke u interesuar për sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.
The Sun shkruan se trajneri holandez, Louis van Gaal është një adhurues i sulmuesit belg dhe e dëshiron atë në skuadrën e tij për edicionin e ardhshëm.
Në rast se nuk arrihet transferimi i Lukakut, atëherë Van Gaal do të insistoj në transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Mario Mandzukic.