Dhjetë fakte rreth Koresë së Veriut

Sa në të vërtetë dini për njërin nga vendet më kontroverse në botë, Korenë e Veriut? Më poshtë mund të gjeni 10 faktet të veçanta për këtë shtet!

– Në Korenë e Veriut ekzistojnë 28 stile të lejueshme flokësh. Më saktë, femrat mund të zgjedhin mes 14 stileve të ndryshme të rregullimit të flokëve.

– Koreja e Veriut është fuqia ushtarake e katërt më e madhe në botë, me mbi 1.19 milion ushtarë që shërbejnë në këtë vend, derisa Shtetet e Bashkuara për shembull kanë 1.369 milion ushtarë.

– Shkalla e personave që dinë shkrim-lexim është 100 për qind.

– Për konjakun Hennessy shpenzojnë 1.2 milion dollarë në vit.

– Më pak se 20 për qind e tokës mund të përpunohet për qëllime bujqësore.

– Produkti i brendshëm bruto kap shifrën prej 40 miliardë.

– Produkti i brendshëm bruto për kokë banori është 1.800 dollarë, derisa në Shtetet e Bashkuara 51.784 dollarë.

– Vendi mbulon 25.554 kilometra të rrjetit rrugor, por më pak se tre për qind janë të asfaltuara.

– Koreja e Veriut është pak më e madhe sesa Bullgaria, gjithashtu ka sipërfaqe sa shteti amerikan i Pensilvanisë, raporton “Business Insider”.

Lajme të ngjashme

Back to top button