fbpx

“Gjyqësori në Egjipt tashmë është shndërruar në një mjet presioni dhe vrasjeje”

Ammar el-Biltaxhi, djali i Muhammed el-Biltaxhi një nga drejtuesit e Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) në Egjipt vuri në dukje shumëllojshmërinë e çështjeve të “prodhuara” ndaj babait të tij dhe theksoi se janë aq shumë sa nuk mund ti numërojë të gjitha, raporton Anadolu Agency (AA).

Djali Biltaxhi ka vlerësuar për gazetarin e AA-së vendimet me burg përjetë dhe me vdekje që gjykata në Egjipt ka dhënë për presidentin e parë të zgjedhur me votë, Muhammed Mursi, si dhe ndaj shumë anëtarëve të tjerë të Ihvan duke përfshirë edhe babain e tij.

Ammar Biltaxhi tha se: “Ka aq shumë çështje të ‘prodhuara’ nga qeveria e grushtit të shtetit ndaj babait tim saqë nuk mund ti numëroj. Por me aq sa mbaj mend deri tani ndaj tij janë dhënë 3 dënime në një total prej 170 vitesh burg. Ndërsa dënimi me burg të përjetshëm i fundit u dha ditën e djeshme në lidhje me çështjen e ‘bastisjes së burgjeve’ në vitin 2011”.

Ammar, i cili është student në vitin e fundit në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Kajros dhe i cili tashmë ndodhet jashtë Egjiptit ka mbrojtur idenë se vendimet e gjykatës tregojnë hakmarrje.

Ammar, i cili ka pohuar se është i habitur që babai i tij është gjendur fajtor për çështjen “bastisja e burgjeve” ka theksuar se: “Babai im nuk është gjendur fare në Vadi Natrum apo në ndonjë burg tjetër në Egjipt. Kur shpërtheu revolucioni më 25 janar që nga dita e parë ai ka qenë në sheshin Tahrir, dhe përveç ditës që Husni Mubarak i la detyrën e tij këshillit ushtarak, ai ka vazhduar të qëndrojë gjithmonë aty. Çdo kush e din dhe e ka parë atë aty”.

Ndërsa në lidhje me dënimin me vdekje të dhënë ndaj Biltaxhi në çështjen “spiunazhi i madh” Ammar tha se: “Dhënia e dënimit me vdekje për spiunazh me Hamasin për babain tim është një nder. Sepse babai gjatë gjithë jetës ka qenë një prej mbrojtësve më të mëdhenj të çështjes palestineze. Ai ka marrë pjesë edhe në autokolonën e lirisë të cilët u nisën për të thyer bllokadën e Gazës. Ky vendim i dhënë nga gjykata nuk i shërben askujt përveç sionistëve. Gjyqësori në Egjipt tashmë është shndërruar në një mjet presioni dhe vrasjeje”.

Ai u shpreh më tej se për shkak të gjendjes ku ndodhet familja e tij ai ka probleme të ndryshme për tu takuar me të afërmit e tij. Ai ka shpjeguar më tej se nëna e tij tashmë qëndron në një vend të fshehtë që kur ajo u dënua me 6 muaj burg me arsyetimin se ka sulmuar një roje sigurie në burgun Tora, ndërsa vëllai Enes (21) student i Universitetit Ajn’ush-Shems që prej një viti e gjysmë ndodhet në burg, ndërsa vëllai tjetër Halid nxënës në vitin e 3 në shkollë të mesme u arrestua në fund të muajit janar dhe më pas u lirua.

Ammar i cili ka theksuar se është larguar para 9 muajsh nga Egjipti, u shpreh se pas ndërhyrjes në sheshin Rabia edhe atë e arrestuan dhe më pas e liruan, por se para prokurorisë ndodhen 4 pretendime kundër tij.

Ammar Biltaxhi ka përfunduar fjalimin e tij duke shprehur se “Motra ime Esma (17) u bë një simbol i lirisë dhe rezistencës kundër persekutimit”.

Gjykata në Egjipt ndaj Muhammed el- Biltaxhi një prej drejtuesve të Ihvan dha vendim për dënimin e tij me vdekje në çështjen “spiunazhi i madh” ndërsa në çështjen “bastisja e burgjeve” dha dënimin me burg përjetë.

Biltaci dënimin e parë me burg të përjetshëm e mori me 5 korrik 2014 nga gjykata penale Shibra el-Hajme ku ai u gjykua me akuzat për “nxitje të dhunës, krijim të frikës duke hapur zjarr ndaj turmës, etj”.

Ndërsa dënimi i dytë me vdekje për Biltaxhi u dha me 30 gusht 2014 nga gjykata penale Giza në lidhje me çështjen e njohur si “ngjarjet e Xhamisë Istikame”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close