Durrës: Shpëtohen nga mbytja 5 të rinj nga Kosova

Pesë shtetas kosovarë ishin në rrezik të mbyteshin gjatë lundrimit në det këtë pasdite në Durrës.

Shtetasit A.M. 19 vjeç, V.S. 22 vjeç, Ç.M. 17 vjeç, I. S. 16 vjeç, dhe Q.M. 14 vjeç nga Ferizaj, po lundronin me varkë rreth 300 metra larg bregut, kur mjeti i tyre u fundos.

Pasi janë përcjellë në breg, ata janë shoqëruar në qendrën më të afërt shëndetësore për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Prania policore në plazh ishte në kuadër të planit për sigurinë e sezonit turistik, të shpallur pak ditë më parë nga ministri i Brendshëm në Shëngjin. (lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button