Shkëndija të premten miqësore me Zavrç

Shkëndija të premten do të zhvillojë ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve që janë duke u zhvilluar në Slloveni. Kundërshtar i Shkëndijës në kontrolluesen e dytë do të jetë ekipi slloven NK Zavrç, pasi rivali i paraparë Ulisses FC nga Armenia ka anuluar përballjen. Zavrç është skuadër që luan në elitën e futbollit të Sllovenisë, ndërsa sezonin e fundit u rendit në pozitëne 5-të, menjëherë pas katër skuadrave më të mira që diskutonin titullin me Mariborin e pandalshëm.

Kjo do të jetë kontrolluesja e dytë për Shkëndijën, pas fitores 1:0 përballë Dinamo Tbilisit në takimin e parë miqësor të zhvilluar të hënën. Njëherit, kjo ndeshje do të jetë e para për trajnerin Shpëtim Duro, i cili pas rikthimit në taborin ‘kuqezi’ takimin e të hënës e ndoqi prej anësh deri sa ekipi drejtohej nga Jeton Beqiri. Ndeshja KF Shkëndija-NK Zavrç zhvillohet të premten me fillim në orën 18:00, në vendin e quajtur Rogatec (Sloveni). Ndeshjen do ta referojnë arbitra slloven në krye me Gornjak Iztok dhe asistentët Luneznik Janez e Brkljacic Tomi.

Lajme të ngjashme

Back to top button