Kali Shemës apo kuajt e Shemës?

Po të ishte i vetëm dhe vertetë aq problematik ose i dyshimtë siç paraqitej në bombën e fundit të LSDM-së, ky Kali i Shemës në BDI, ose do ta kishin larguar ose do ta kishin zhdukur. Por vetë fakti që ai ngjitet në pozitat më të larta të partisë ai vetëm tregon se cili është kriteri për të qenë zyrtar i kësaj partie. Ai vetëm tregon se të tjerët janë si ai dhe duan ta arrijnë, të bëhen më të pakontrollueshëm, më të dyshimtë dhe kështu me radhë.

Vete ata dy që flisnin në telefon treguan se nuk e urrejnë por thjeshtë e xhelozojnë Kalin të cilit vetë ia hapën dyert dhe po e mbajnë gjthnjë më afër dhe mundohen të bëhen më kuaj se ai, më të pakontrolluar dhe më të dyshimtë për shqiptarët. Mos u lodhni, populli tanimë ju njeh dhe në sytë e shqiptarëve të gjithe ju në hierarkinë e BDI, në perjashtimë të disave jeni kuaj pa shalë që i keni zmadhuar nga 1 metër bythët dhe të gjithë i keni ngritur përpjetë që t’ua mshoje kush të kaloje.

Lajme të ngjashme

Back to top button