Kuvendi pranon ndryshimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 72-të, miratoi  ndryshime dhe plotësime të disa vendimeve ligjore, të propozuara në lexim të parë.

Janë pranuar ndryshimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, për të cilat deputetët debatuan gjatë ditës së djeshme, si dhe ndryshimet e Ligjit për menaxhim me mbeturina, me të cilat parashihet që  personat juridikë dhe fizikë nëse  kanë lokacion për grumbullim dhe deponim të mbeturinave, të mos guxojnë të kryejnë tregti me mbeturina.

“Vendimi i deritanishëm në Ligjin për menaxhim me mbeturina u rregullua në mënyrë që lejet për tregti me mbeturina jo të rrezikshme mund t’u jepen personave juridikë të cilët nuk është patjetër të posedojnë lokacione për deponim të mbeturinave” sqaroi zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temelkovski.

Sipas tij, me  këtë vendim u krijua hapësirë për manipulim me sasitë dhe llojet e mbeturinave me të cilat tregtohet, veçanërisht gjatë konfirmimit të origjinës së mbeturinave dhe mënyrës së deponimit të tyre. Me qëllim që të pengohet mundësia për manipulim, Ministria propozoi ndryshime dhe plotësime të Ligjit për menaxhim me mbeturina.

Deputetët i kanë përcjellë në lexim të dytë edhe ndryshimet edhe plotësimet e Ligjit për veprime shkencore-hulumtuese të cilat parashohin futje të emrave të të gjithë shkencëtarëve dhe hulumtuesve të portalit” ?????.??” me çka puna e tyre shkencore-hulumtuese do të  jetë në dispozicion për sektorin privat dhe publik.

PNSD ka vërejtur se janë paraparë dënime jo të duhura në vlerë prej 1000 deri në 2000 euro për shkencëtarët të cilët nuk do të paraqiten në këtë portal.

Nikolçe Acevski nga PNSD theksoi se një hulumtues i cili tre vjet punon në një projekt shkencor, nuk mund të marrë para aq sa është gjoba e paraparë në ligj. Në pjesën e punës së paradites janë pranuar edhe ndryshimet e Ligjit për të huajt me të cilat thjeshtësohet procedura për realizimin e kushteve të përgjithshme për hyrje të të huajve në shtet. Seanca është ndërprerë në kërkesë të deputetit Beqir Fazliu nga PDSH-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button