Vaksinohen emigrantët në Maqedoni

Autoritetet shëndetësore do të dërgojnë ekipe të mjekëve- infetekotologë dhe dermatovenerologë në Qendrën e pritjes në Gazi Babës shkaku i rrezikut të përhapjes së sëmundjeve infektuese. Ministria e Shëndetësisë ka miratuar vendimin për vaksinimin e të gjithë migrantëve që qëndrojnë në Maqedoni.

“Për ne me rëndësi është të vaksinohen të gjithë ata që më gjatë qëndrojnë në Maqedoni. Ata që kalojnë transit mund t’iu bëhet dezinfektim i mjeteve transportuese, trenave ose autobusëve dhe ata që do të qëndrojnë më shumë se 72 orë në vendin tonë, nëse me vete nuk kanë dëshmi se janë të vaksinuar , atëherë do të bëhet vaksinimi i tyre”, deklaroi Nikola Todorov, ministër i shëndetësisë.

Mjekët rekomandojnë vaksinim pasi ekziston mundësia që migrantët të bartin sëmundje që tashëm janë zhdukur në Maqedoni. Në spitalin e Kumanovës deri tani 21 migrantë kanë kërkuar ndihmë. Edhe ekipe të Kryqit të kuq patrullojnë në korridorin në të cilin lëvizin emigrantët për tu ofruar ndihmë shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button