Forumi Rinor Islam shënoi fillimin e muajit të Ramazanit

Forumi Rinor Islam dega Shkup këtë vit sikurse viteve tjera shënoi fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit në disa vende ku edhe shtrin aktivitetet e saj duke filluar nga rrethi i Shkupit edhe atë në nëndegën e Karshiakës, në Studeniçan, Moranë e Batincë, vazhdoi në fshatin Radush duke përfunduar me manifestimin qendror tradicional në Shkup.

Manifestimi qendror u mbajt në ambient të hapur në Çarshi të vjetër të Shkupit, para një numri të konsiderueshëm të audiencës ku në mënyre solemne shënoi fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit  nën moton “Ramazani, një muaj ndryshe”.

Programi në vete ngërtheu lexim të Kur’anit nga hfz.Ibrahim Sherifi, këndim të ilahive nga Ertan Shakiri dhe Egzon Abazi, recitim dhe interpretim të monologut nga Rejhan Sherifi.

Në kuadër të këtij manifestimi tradicional, krahas prezencës së kryesisë së Forumit Rinor Islam, aktivistëve, përfaqësuesve të OJQ- ve, prezent ishte edhe kryetari i komunës së Çairit z. Izet Mexhiti ku iu dha rasti për të thënë fjalë përshëndetëse. Poashtiu si nikoqirit i këtij manifestimi fjalë përshnëdetëse kishte edhe kryetari i FRI-së z. Fevzi Musliut.

Ndërsa Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, fillimin e muajit të shenjtë të ramazanit e shënoi me shpërndarjen e më shumë se 1600 fleturime, nëpër shumë vende të komunës së Kumanovës dhe Likovës. Të bashkangjitur me urimet u shpërndanë edhe njoftime për veprimtarinë e Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, përgjatë këtij muaji, si Shporta e Ramazanit, veprimtari kjo që ka për qëllim për të ndihmuar familjet skamnore me dhurimin e pakove me artikuj themelorë, pastaj netët e kulturës islame dhe aktivitetet tjera.

Vlen të cekët se edhe në Tetovë u shënua fillimi i Ramazanit nga Sektori i Femrës në këtë qytet ku u shpërnda disa pako simbolike me hurma dhe duaja e iftarit në disa pika të qytetit ka frekuentim më të madhë të qytetarëve.

Përndryshe Forumi Rinor Islam në kalendarin e aktiviteteve të Ramazanit planifikon të realizoj edhe nje sërë aktivitetesh edhe atë: mbremje Kur’anore, netët e kulturës islame, iftare në ambiente të hapura dhe sheshe si dhe nuk do të mungojnë emisonet në radio dhe tv kushtuar këtij muaji të shenjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button