Plazhet e preferuara shqiptare (FOTO)

Zgjedhja e lexuesve të Class për të kaluar pushimet.

Plazhet e jugut të Shqipërisë janë vendet më të preferuara për të kaluar pushimet. Ky është rezultati i sondazhit të publikuar pak ditë më parë për të gjithë lexuesit e revistës Class. Shqipëria e Jugut ofron vende fantastike, të cilat janë të frekuentuara jo vetëm nga turistët shqiptarë, por edhe ata të huaj.

Vetëm pak javë më parë, Riviera Shqiptare është renditur në top listën e vendeve që nuk duhen lënë pa vizituar këtë vit nga britanikja “Daily Mail”.

Një udhëtim në vendet më të mrekullueshme turistike jugore gjatë verës, në plazhet e Ksamilit, Sarandës, Lukovës, Borshit, Qeparoit, Porto Palermos, Himarës, Jalës, Dhërmiut, Orikumit dhe Vlorës, do të ishte një udhëtim i paharruar për këdo që pushimet zgjedh t’i kalojë në disa vende.




Në vend të dytë të kësaj renditjeje janë paketat ‘all inclusive’, të cilave kanë filluar t’ua ndjejnë lezetin edhe turistët shqiptarë. Vendet që ofrojnë çdo vit pakteta të tilla dhe që janë ekonomike edhe për ekonominë shqiptare janë Turqia, Greqia, Italia, Mali i Zi etj.