10 të famshmet që tregojnë më shumë se mosha e tyre (FOTO)

Hollywood-i është i mbushur me yje të vjetër e të rinj në moshë. Shumica e aktorëve kanë gjetur mënyrat e tyre të manipulimit, kështu që nuk e kanë pasur të vështirë për të fshehur gjurmët e moshës së vërtetë. Në fakt, shumica e personazheve, sidomos femra, duan të duken më të reja se sa ç’janë në të vërtetë, por këtu është një listë me të kundërtat, pra me ato që tregojnë më shumë se mosha e tyre reale. Janë të gjitha në mosha të ndryshme, por disa nga rezultatet janë vërtet tronditëse.

Angelina Jolie

Kjo brune bukuroshe e ka jetuar shumë jetën, madje mund të themi në çdo qelizë të saj. Duke filluar që nga filmat e saj të mirënjohur, deri te përpjekjet filantropike për të pasur një shëndet të mirë. Megjithatë e vështirë të besohet se Jolie është vetëm 39 vjeç, sepse duket sikur është në fund të 40-ave.

 

Lindsay Lohan

Koha nuk është treguar aspak e drejtë me Lindsay Lohan. Me kalimin e viteve, ylli e ka humbur sharmin publik dhe duket se po shkon drejt fundit. Operacionet plastike dhe një stil i keq jetese e kanë bërë 28-vjeçaren të duket sikur është në fund të 30-ave.

 

Margot Robbie

Kjo bionde e bukur mund të duket e pjekur dhe mjaft e sofistikuar, por është vetëm 24 vjeç. Në fakt, kushdo që e sheh, lehtësisht mund ta përcaktojë moshën e saj te mesi i 30-ave.

Lorde

Lorde është vetëm 18 vjeç. Po, është e vështirë të besohet, por është e vërtetë. Revista “Times”, së fundi e ka klasifikuar këngëtaren si adoleshenten me ndikimin më të madh në botë. Ka një zë të jashtëzakonshëm, ama kur është fjala për moshën, vështirë të thuash se është vetëm një adoleshente. Mund t’i shtosh edhe një dekadë tjetër mbi supe apo jo?

Michelle Williams

Vitet e saj më të mira, në fakt, duket se kanë mbetur prapa, por ish-ylli i “Destiny’s Child” është vetëm 34 vjeç. Sinqerisht, duket sikur është në kufirin mes fundit të 40-ave dhe fillimit të 50-ave.

 

Lady GaGa

Një prej personazheve më të këqija në këtë listë. Ylli ektravagant i pop-it nuk i ka bërë ende të 30-at. GaGa është vetëm 28 vjeç, por në disa nga daljet e saj publike, duket se e dyfishon moshën që ka.

 

Adele

E gjora Adele. Zëri i saj mund të mos jetë më pjesë e botës muzikore, por ajo po plaket gjithmonë e më shpejt edhe me pamjen e saj. Fituesja e çmimit Grammy është vetëm 26 vjeç, një nënë e përkushtuar dhe ndoshta kjo e justifikon në një farë mënyre pjekurinë e saj të parakohshme.

 

CoCo Austin

Kjo bionde bukuroshe ndoshta nuk është aq e njohur sa pjesa tjetër e njerëzve në këtë listë, por vlen të përmendet për moshën e saj. Ylli i reality show-t është e martuar aktualisht me Ice-T dhe është vetëm 36 vjeç. Kaq duket në të vërtetë?

Miley Cyrus

Ish-ylli i pafajshëm i “Disney”-t ka pësuar një transformin look-u vitet e fundit. Ylli i ri i muzikës pop ka marrë një pamje tjetër pas prerjes së flokëve, megjithatë askush nuk e beson që Miley Cyrus është vetëm 22 vjeç, ndonëse me një buzëqeshje fëmijërore.

Kate Upton

Kjo është shumë tronditëse. Kate është vetëm 22 vjeç. E dyshimtë, në fakt, por burimet të sigurta kanë konfirmuar se është vërtet kaq. Modelja e famshme, kohët e fundit e ka rritur mjaft moshën me pamjen e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button