Recension: FOTO: Njoftojeni beben më të zezë në botë

Ky është tekst për të cilin nuk dihet se a e publikon të vërtetën ose jo. Megjithatë, kur kalohet kufiri i shijes dhe sjelljes së mirë në gazetari, duhet të reagohet për shkak se ky nuk është vetëm tekst të cilit vështirë se mund t’i besohet, por është edhe artikull që hyn në zonën e racizmit, e këtë e vërtetojnë edhe komentet në rrjetin “Reddit”. Gjithsesi gazetarët munden dhe duhet të merren me lajme interesante, mirëpo kjo assesi nuk guxon të kalojë në diçka bizare. Problemi më i madh në këtë lajm është se nga ngjyra e lëkurës së dikujt bëhet lajm.

crno bebeLinku deri te artikulli origjinal: Recension: FOTO: Njoftojeni beben më të zezë në botë

Data dhe koha e publikimit: 15.06.2015, 1:43

Data e recensionit: 17.06.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Në këtë tekst, i cili ka vetëm dy fjali, pohohet diçka pa u analizuar lajmi në aspekt kritik, i cili është marrë nga një medie e huaj. Me këtë rast nuk është theksuar se nga cila medie është marrë. Në fjalinë e dytë thuhet se ekspertët thonë se kjo është bebja më e zezë në botë. Cilët ekspertë? Përgjigje në këtë pyetje nuk ka. Përndryshe, nëpër mediat botërore që analizojnë se a është i saktë ky lajm, ka interpretime të ndryshme. Gazetari është dashur të konsultojë mendime të ndryshme që ta arsyetojë ekzistimin e këtij artikulli.

Me një hulumtim të shpejtë në këtë temë, mund të përfundohet se fotografia nuk ka prejardhje dhe se askush nuk e konfirmon lajmin. Poashtu, mund të vërehet se ky artikull nuk paraqitet në mediat kryesore botërore, por vetëm në disa portale për blogim ose në ueb-faqe ku shfrytëzuesit vetë i redaktojnë lajmet. Poashtu, në Librin e rekordeve të Ginisit nuk mund të gjendet kjo informatë në bazën e saj me të dhëna në internet.

Në pjesën më të madhe të titujve nëpër media thuhet se bebja ka lindur para do kohësh, e poashtu ka edhe fotografi kur fëmija është më i madh. Parashtrohet pyetja se si ka mundur të rritet aq shpejt. Veçanërisht i dyshimtë është fakti se fëmijës nuk mund t’i shihen bebëzat e syrit. Pa marrë parasysh se sa e zezë është lëkura e dikujt, bebëzat e syve duhe të jenë të bardha dhe ato duhet të dallohet edhe më tepër te dikush që ka ngjyrë tepër të zezë të lëkurës. Mirëpo, kundrejt kësaj, ato këtu nuk vërehen fare, por sytë e fëmijës janë krejtësisht të zeza, që nuk duket reale.

Si do që të jetë, këtij teksti vështirë se mund t’i besohet. E ky është parimi kryesor i gazetarisë – të verifikohet informata. Për shkak se nuk ka asnjë vërtetim, “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” kontrolloi nëpër mediat e botës dhe erdhi në përfundim se askush nuk mund me siguri të konfirmojë se kjo fotografi është e vërtetë dhe ta garantojë autenticitetin e saj. Prandaj, kur mediet marrin ndonjë lajm, duhet të jenë të kujdesshme. Nëse kanë vendosur që ta kenë si lajm, atëherë së paku ta analizojnë në aspekt kritik, ashtu siç kanë bërë disa kolegë të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button