Lëngu magjik që të heq kilogramët

Lëngu i domates është një produkt, që ndihmon për të humbur kilogramët e tepërt. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Universitetin Mjekësor të Tajvanit, në Kinë. Studiuesit kanë vënë re se lëngu i domates është faktor kyç në luftën kundër mbipeshës, duke qenë një burim i mirë i likopenit, antioksiduesit që ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Në studim morën pjesë femra të moshës 20 dhe 30 vjeç, të cilat për dy muaj me radhë kishin konsumuar pa ndërprerje lëng domatesh, pa e ndryshuar menunë. Pas dy muajve, ato kishin humbur 2.5 centimetër nga forma e belit, u kishte rënë në mënyrë të ndjeshme niveli i kolesterolit, deri në 10 për qind. Ulja e peshës së trupit dhe largimi i yndyrave të këqija mund të ndodhë pa ndryshuar rutinën e përditshme të ushqimeve dhe stërvitjeve, por vetëm duke pirë lëng domatesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button