Fillojnë kontrollet parandaluese falas në Maqedoni

Ka filluar aksioni për kontrolle parandaluese falas të qytetarëve në kuadër të programit parandalues “Shëndet për të gjithë”. Aksioni organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe ka filluar nga dita e djeshme ndërsa do të zgjasë një muaj dhe do të zbatohet ën të gjitha shtëpitë shëndetësore apo në vendet frekuentuese të qytetit.

Qëllimi i aksionit është që të zbatohet në prag të periudhës së verës dhe temperaturave të larta dhe të ngritët vetëdija të qytetarët pa marrë parasysh moshën të kujdesen vazhdimisht për shëndetin e tyre dhe të bëjnë kontrolle të rregullta.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov deklaroi se kontrollet falas do të bëhen sipas një orarit të caktuar paraprakisht, ndërsa çdo shtëpi shëndetësore do ti organizojë në një ditë të caktuar nga ora 8 deri në orën 11.

Lajme të ngjashme

Back to top button