fbpx

Kriza politike në Maqedoni, priten sërish takime të liderëve

Bisedimet mes 4 partive politike për dalje nga kriza pritet të rifillojnë javën e ardhshme. Siç mëson Alsat M, 4 liderët e partive politike kanë shprehur tashmë gatishmëri për të tentuar edhe një herë tjetër arritjen e kompromisit për dalje nga kriza. Deri tani nuk ka një datë konkrete, por jo zyrtarisht merret vesh se palët parimisht janë pajtuar që takimi të zhvillohet në fillim të javës tjetër.

Kryeministri Gruevski theksoi sot se data e bisedimeve të reja varet nga më tepër faktorë.

“Do të shohim, nuk mund të përgjigjem në këtë moment se kur, varët nga më shumë gjëra. Mund të kemi së shpejti, mund të ketë më vonë”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

LSDM-ja nga ana tjetër thotë se po pret vendimet përfundimtare dhe nuk japin detaje shtesë. Lideri i opozitës Zoran Zaev tashmë në disa paraqitje ditëve të fundit theksoi se do ti japë shans bisedimeve deri në fund të këtij muaji. Edhe partitë shqiptare BDI dhe PDSH janë të interesuara për vazhdimin e bisedimeve, por edhe respektimin e marrëveshjes së 2 qershorit të arritur në Shkup. Partia e Ahmetit i përshëndet qëndrimet e euro-komisarit Johanes Han dhe përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE-së Federika Mogerini, të cilët pas takimit me zv. kryeministrin Fatmir Besimin në Bruksel, kërkuan respektimin e Marrëveshjes së 2 qershorit të arritur në Shkup.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close