Maqedoni, qytetarët i blejnë prodhimet e veta shtrenjtë të përpunuara

Edhe pse Qeveria e Maqedonisë për çdo vit e rrit shumën e subvencioneve për bujqit, njëkohësisht nga ana tjetër kemi edhe rritjen e importit të prodhimeve bujqësore nga jashtë. Nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2014, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Qeveria nga arka shtetërore ka ndarë 780 milionë euro për subvencione. Megjithatë, sipas ekspertëve të bujqësisë, të dhënat statistikore tregojnë se në vend ka më shumë import se sa eksporte të prodhimeve bujqësore, shkruan Koha.

Profesori universitar, Boris Anakiev, vlerëson se dhe pse Maqedonia i ka të gjitha kushte gjeografike dhe klimaterike dhe ndihmën e Qeverisë, ajo edhe më tej është e varur nga eksporti i prodhimeve bujqësore.

“Shumë nga prodhimet tona bujqësore si domate, speca, lakra si dhe ato të pemëtarisë përpunohen ne vendet fqinje dhe na kthehen si prodhime të përpunuara, të cilët i blejmë pastaj më shtrenjtë. Në përgjithësi subvencionet kanë ndikuar në rritjen numrit të bujqve individual që të merren me bujqësi, por në anën tjetër shumë nga këta bujq subvencionet nuk i shfrytëzojnë për rritjen e cilësisë së prodhimeve prandaj edhe mallrat e tyre ne tregun e Maqedoninë nuk mund të jenë konkurrente me mallrat që importohen nga jashtë”, thotë Anakiev.

Gjithashtu thekson ai, Maqedonia ka shumë deficit mes importit dhe eksportit të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore për arsye se ne kemi kushte të këqija konkurruese për prodhimin e drithërave.

“Rritja e importit është pasojë e rënies së prodhimeve bujqësore si rezultat i uljes së vazhdueshme të tokave punuese. Për 20 vite në Maqedoni në mënyrë drastike është zvogëluar toka punuese. Çdo vit rriten subvencionet e shtetit, por nuk ka një analizë se si shpërndahen ata dhe pse edhe përkundër kësaj nuk ka rezultate adekuate” thotë profesori universitar, Boris Anakiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button