Filloi rrënimi i 16 shtëpive në Lagjen e Trimave

Filloi rrënimi i shtëpive në lagjen e Trimave në Kumanovë, aksion i cili po zbatohet në pajtueshmëri me planin aksional të Qeverisë për sanimin e dëmeve të shtëpive të dëmtuara më 9 dhe 10 maj në përleshjen e armatosur mes policisë dhe grupit të armatosur.

Me planin aksional parashihet rrënimi i shtëpive dhe largimin e mbeturinave ndërtimore. Sipas planit do të rrënohen 16 shtëpi, ndërsa mbeturinat e ndërtimit do të dërgohen në deponinë “Krasta”.

Ndryshe, javën e kaluar filloi rindërtimi i tërësishëm i rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në këtë rrugë, ndërsa qytetarët shpresojnë se shumë shpejtë do ti marrim mjetet financiare të cilat ua premtoi Qeveria.

Lajme të ngjashme

Back to top button