fbpx

Sela takoi kongresmenin Engel: “Shqiptarët si shtetfromues, do të përshpejtojnë procesin integrues të Maqedonisë”

Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela, ka qenë mysafir i Eliot Engel, Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, kongresist demokrat i qarkut të 16-të të New Yorkut, njoftojnë nga kabineti i Selës.

Në takim Sela ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e madh, historik të SHBA-së për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, duke filluar prej presidentit Uillson, Bush dhe Klinton, si dhe ka falenderuar me këtë rast kongresistin Engel – për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë ai dhe po i jep shqiptarëve kudo në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare.

Më pas kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Sela, ka njoftuar zotin Engel me zhvillimet politike në Maqedoni, veçanërisht për ngjarjet 9-10 Majit në Kumanovë. Ai bëri gjithashtu edhe një prezantim të gjerë të Lëvizjes për Reforma në PDSH, duke e njoftuar për qëndrimet e Lëvizjes për Reforma rreth situatës politike në Maqedoni, për daljen nga kriza aktuale, si dhe për kontributin që mund të jep Lëvizja e tij në drejtim të përshpejtimit të procesit integrues të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, njoftojnë nga kabineti i Selës.

Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, e siguroi kongresitin Engel, se lëvizja e tij, është e përqëndruar për të bërë politik konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në çdo proces politik në Maqedoni.

Nga ana e tij kongresisti amerikan Eliot Engel, mik i dëshmuar i shqiptarëve, u shpreh i lumtur për t’u takuar me Selën, për të mësuar më shumë rreth situatës aktuale në Maqedoni, për të cilën premtoi se do t’a vizitojë së shpejti këtë vend.

“Jam i lumtur që përpiqem për të ndihmuar, tha Engel, por njëkohësisht edhe i shqetësuar me atë se çfarë po ndodh me komunitetin shqiptar në Maqedoni. Shqiptarët në Maqedoni, duhet të trajtohen njësoj si të gjithë qytetarët, të jenë me të drejta të plota dhe të pa nëpërkëmbura”.

“Jam i pakënaqur me mos-implementimin dhe mos-respektimin e Marrëveshjes së Ohrit nga ana e qeverive të Republikës së Maqedonisë. Mendoj se ka shumë punë për të bërë, ngaqë Maqedonia është një vend i rëndësishëm dhe aleat i Shteteve të Bashkuara, duke e mbështur Maqedoninë dhe shpresuar se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, por, duke shpresuar se të gjithë qytetarët e Maqedonisë, përfshirë edhe shqiptarët, do të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të jenë të barabartë.”

Kongresisti amerikan Engel u shpreh i kënaqur që shkëmbeu mendime me Sela, dhe uroi që të vazhdojnë edhe më tej kontaktet dhe diskutimet edhe për probleme të tjera në Maqedoni e më gjërë, njoftojnë nga kabineti i Selës.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close