Topi: FRD-ja bëri zgjedhjen e duhur me Ramën

Kreu i FRD-së, Bamir Topi ka deklaruar se partia e tij bëri zgjedhjen e duhur kur pranoi bashkimin me koalicionin e majtë.

“Zoti Rama iu drejtua FRD-së për një koalicion për zgjedhjet vendore dhe pas një analize dhe vendim-marrjeje, FRD iu bashkua këtij koalicioni, sepse në krye të sloganit tonë është fryma e re demokratike për shtetin dhe qytetarin”, ka deklaruar Topi, transmeton Mapo.al

Ai u shpreh se, ky bashkim do t’i shërbejë formimit të Shqipërinë europiane, që ndër vite, sipas tij, mbeti mirazh.

“Vlerësoj rolin dhe pozicionin e FRD-së, që do të jetë për herë të parë pjesëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Vlerësoj maksimalisht edhe zotin Veliaj, duke i thënë se ti je lider i profilit europian dhe së bashku me kolegët, një prej të cilëve do të jetë nga FRD, synimet për një gjeneratë moderne do të jenë të realizuara”, ka thënë Topi.

Ai ka shtuar më tej se, ky bashkëpunim mes FRD-së dhe ASHE-së vjen si pasojë e nevojës për plotësimin e standardeve evropiane./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button