Vazhdon protesta e AAK-së para Ambasadës së Sllovenisë

Ka vazhduar protesta edhe mëngjesin e sotëm e zyrtarëve të lartë dhe deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pranë Ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë.
Kësaj proteste i është bashkangjitur edhe një numër qytetarësh të cilët thonë se do të vazhdojë të protestojnë deri në lirimin e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së.
Haradinaj u arrestua ditën e djeshme në Aeroportin e Lubjanës në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Policia e Serbisë në vitin 2006./ Portalb