Tetova do ta ketë përkrahjen e UNDP

Në korniza të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi u takua me drejtoreshën e byrosë rajonale për Evropë të UNDP, Xhihan Sultanoglu.

Gjatë takimit kryetarja Arifi informoi për hapat të cilat i ndërmerr komuna e Tetovës për përparimin e demokracisë lokale dhe ngritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit të administratës komunale dhe shërbimeve që ajo ua ofron qytetarëve.

Drejtoresha byrosë rajonale për Evropë, Xhihan Sultanoglu ,siguroi që komuna e Tetovës në përpjekjet e saja për ta ngritur nivelin e cilësisë, transparencës dhe përgjegjësisë në punën e saj do ta ketë përkrahjen e UNDP përmes programeve për qeverisje të mirë dhe zhvillim të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Lajme të ngjashme

Back to top button