Një granatë e pashpërthyer gjendet në Llacë

Një granatë e pashpërthyer e vendosur nën tokë është zbuluar nga 38 vjeçari F.R., nga fshati Llacë i Tetovës përderisa dje rreth orës 9.30 bashkë me vëllain e tij kanë prerë drunj.

Siç informon zëdhënësi i policisë në Tetovë, Marjan Josifovski, prania e granatës së pashpërthyer menjëherë është lajmëruar në polici me çrast është siguruar vendi ku ka qenë i vendosur mjeti shpërthyes.

“Gjatë kontrollit është vërtetuar se bëhet fjalë për granatë e cila ka qenë e dëmtuar në disa vende dhe për të cilën supozohet se rrjedh nga konflikti i vitit 2001. Gjatë kontrollit ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe diçka më vonë mjeti shpërthyes është nxjerrë nga toka dhe e njëjta është transportuar”, deklaroi Josifovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button