Gostivar: Fillon ndërtimi i objektit me lejen e parë elektronike

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Bashkim Hasani dhe Jeton Salija përgjegjës i Sektorit të Urbanizmit, morën pjesë në ditën e parë të punimeve të objektit “Asani Kompani”, pronari i së cilit u pajis me lejen e pare elektronike për ndërtim.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar të komunës së Gostivarit, bëhet fjalë për objektin në pronësi të Kompanisë private “Asani Kompani”, i cili llogaritet si objekti më i madh që pritet të ndërtohet në komunën e Gostivarit. Kryetari Bejta tha se pronari i objektit paraprakisht ishte pajisur me lejen e nevojshme dhe kishte kryer pagesat për taksat dhe tatimet komunale, kurse vlera e investimit llogaritet në 3 milion euro.

“Jemi këtu në mjediset e kompanisë “Asani Kompani” një kompani e suksesshme e familjes Asani dhe e trashëguar ndër breza. Ne u premtuan qytetarëve se komuna do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se do të bëjmë gjithçka në të mirë të tyre. Pronarët e kompanisë “Asani” aplikuan për leje ndërtimi, dhe është objekti i parë që fillon të ndërtohet me leje elektronike. Pronari bëri të gjitha procedurat, pagoi tatimet dhe taksat e nevojshme komunale, dhe ne në bazë të ligjit për ndërtim e pajisëm me lejen e nevojshme”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Bejta tha se,ky objekt do të jetë në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve të Gostivarit për shumë gjenerata. Ne si komunë do të jemi në shërbim të qytetarëve, dhe ftojmë ata dhe sidomos mërgimtarët tonë që të vijnë dhe investojnë në vendlindje.

Pronari i Kompanisë “Asani Kompani”, Lulzim Asani shpreh mirënjohje për udhëheqjen komunale, sa i përket procedurës së marrjes së lejes. Ai theksoi se brenda 1 muaj janë kompletuar të gjitha  dokumentet deri në marrjen e lejes, dhe se mbështetja e drejtuesve komunalë nuk ka munguar në asnjë moment.

Lajme të ngjashme

Back to top button