Obama mesazh urimi për muajin e Ramazanit

Presidenti amerikan, Barack Obama me rastin e fillimit të muajit të muajt të Ramazanit në një deklaratë, u shpreh se “Si hëna e re që solli për ne muajin e shenjtë të Ramazanit, Michelle dhe unë shprehim përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë shoqëritë muslimane në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën të cilët përmbushin agjërimin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Obama i cili ka vënë në dukje se muaji i Ramazanit bashkon familjet dhe komunitetet për iftar dhe iradet, ka theksuar se në të njëjtën kohë këto bashkime tregojnë traditat e ndryshme dhe të pasura të kulturave dhe shoqërive muslimane

Presidenti amerikan ka theksuar se: “Ramazani, është muaji i forcimit të besimit, i mëshirës, i faljes dhe i durimit kundër problemeve. Në këtë muaj të faljes, muslimanët në të gjithë botën zgjasin dorën e ndihmës për ata që janë prekur nga lufta, uria, varfëria dhe sëmundja”.

Obama gjithashtu ka theksuar se muslimanët në SHBA duke marrë pjesë në aktivitete ndërfetare ata shërbejnë për plotësuar nevojat e atyre “që janë më me pak fat”, dhe se diversiteti i komuniteteve fetare në vend dhe dashuria e tyre për vendin i jep forcë dhe i rikujton vlerat e përbashkëta për të kryer adhurimin në liri.

Obama gjithashtu në mesazhin e tij u shpreh se: “Për të nderuar muajin e Ramazanit dhe për të vlerësuar shërbimet e muslimanëve amerikanë, po pres me padurim që të pres edhe njëherë për iftarin tradicional në Shtëpinë e Bardhë muslimanët amerikanë në të gjithë SHBA-në”

Lajme të ngjashme

Back to top button