Miratohen ndryshimet ligjore për emigrantët

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë miratuar unanimisht ndryshimet ligjore në Ligjin për Azil, i cili do të mundësojë rregullimin e shpejtë të fatit të emigrantëve të huaj që kanë vërshuar vendin.

Në bazë të ndryshimeve ligjore të miratuara, secili prej emigrantëve brenda 72 orëve do të duhet të aplikojë për azil në stacionin më të afërt policor, në vendkalimin kufitar, në Qendrën e pranimit ose do ta lëshojë vendin.

Sipas policisë, nga ligji do të ketë edhe disa përfitime tjera, ndërkohë që pritet të rritet numri i emigrantëve në vend. Vetëm në javët e fundit, 25 mijë persona janë futur në territorin grek, ndërsa shumë prej tyre pritet të hyjnë në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button