Horror në Belgjikë, identifikohet studenti shqiptar pa kokë dhe gjymtyrë

Është zbuluar identiteti i një shqiptari që u gjet pa gjymtyrë dhe kokë në periferi te Brukselit, më 9 qershor, në një ngjarje horror që ka shokuar opinionin publik jo vetëm në Belgjikë.

Ai është identifikuar si Xhuliano B, 22 vjeç, i cili studionte për drejtësi në Universitetin e Hapur të Brukselit. Policia dhe drejtësia belge përcaktuan dje, se trupi i pajetë, pa kokë, krahë dhe këmbë, që u gjet në qershor, i përkiste një studenti shqiptar.

Pas ngjarjes makabër,  ekspertët mundën ta identifikonin viktimën. Ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat e vdekjes, por ekspertët thanë se 22-vjeçari ishte skeduar më parë për rrahje dhe shpërndarje kanabisi. Ndërkaq, mësohet se janë lajmëruar familjarët. Sakaq, vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e vrasjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button