Mogerini: Të respektohet marrëveshja e 2 qershorit

­Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian Federika Mogerini, njëjtë si edhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, kërkoi që liderët politik të Maqedonisë ta respektojnë marrëveshjen e 2 qershorit për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime theksoi se temat kryesore të bisedës së tij gjatë mëngjesit me Mogerinin ishin integrimet evropiane dhe kriza politike në Maqedoni dhe implikimet ndaj procesit të integrimit evropian.

“Ajo që është me rëndësi dhe porositë që i mora janë të ngjashme si në takimet e djeshme. Ato janë kërkesat që dialogu politik të vazhdojë dhe të respektohet marrëveshja e arritur më 2 qershor, me qëllim që partitë politike t’i vendosin interesat shtetërore mbi interesat partiake që të mund të realizohen reformat. Do të thotë, dialogu politik, respektimi i marrëveshjes së arritur më 2 qershor dhe reformat që janë të nevojshme për Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht prioritetet urgjente për reformat për vendin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, theksoi zëvendëskryeministri Besimi.

Sipas tij, gjatë javës së ardhshme në Këshillin e BE­së do të ketë diskutime për Republikën e Maqedonisë dhe me shqetësim të madh Brukseli do ta ndjekë situatën në shtetin tonë.

“Ata presin që liderët politik të tregojnë pjekuri politike dhe gatishmëri për gjetjen e zgjidhjeve për implementimin e asaj që është arritur si marrëveshje në Shkup”, shtoi Besimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button