fbpx

Hulumtim: Maqedonia dhe Kosova vende më jostabile në rajon

Sipas rezultateve të “Global Peace Index 2015“, të publikuara të mërkurën, vendi më i qetë në botë është Islanda, dhe më i paqëndrueshëm është Siria, ndërkohë që në rajonin e Ballkanit situata më e qetë është në Kroaci.

Sipas kësaj liste, vendi më i qetë në Ballkan është Kroacia e cila zë vendin e 27-të nga gjithsej 162 vende, ndërkohë pasojnë Serbia në vendin e 46, Shqipëria e 52-të dhe Bosnje e Hercegovina e cila ndodhet vendin e 53-të të listës.

Në anën tjetër, vendet më jostabile në rajonin e Ballkanit janë Mali i Zi në vendin e 57, Kosova e 69 dhe Maqedonia e cila zë vendin e 71.

Nga vendet e rajonit të gjerë të Ballkanit, vendi më i qetë është Sllovenia e cila ndodhet lartë në vendin e 15-të listës, dhe pasojnë Hungaria (22), Sllovakia (23), Rumania (26) Bullgaria (32) dhe Greqia në vendin e 61.

Vendet më jostabile të kontinentit evropian janë Rusia dhe Ukraina, të cilat më shumë se një vit janë në marrëdhëniet mjaft të tensionuara.

Maqedonia dhe Kosova vende jostabile
Maqedonia dhe Kosova vende jostabile

Sipas kësaj liste, vendet më të qëndrueshme në botë janë Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Japonia, Australia dhe Republika Çeke. Pas tyre vijojnë Portugalia, Irlanda, Suedia, Belgjika, Sllovenia, Gjermania, Norvegjia, Butani, Polonia dhe Holanda.

Nga 20 vende më të qeta të botës, 15 ndodhen në kontinentin e vjetër evropian.

Vendet më jostabile në botë janë, Siria, Iraku, Afganistani, Sudani Jugor, Republika e Afrikës Qendrore, Somalia, Sudani, Kongo, Pakistani dhe Koreja e Veriut.

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, i cili ka publikuar raportin ka përdorur 23 kritere në mënyrë për të marrë rezultate, duke përfshirë nivelin e dhunës, nivelin e vrasjeve, jostabilitetin politik dhe numrin e vdekjeve në konflikt të brendshëm.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close