fbpx

Kosovë, deputetët kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt

Deputetë të Kuvendit të Kosovës kërkuan lirimin e menjëhershëm të liderit të AAK-së, deputetit Ramush Haradinaj.
Deputeti nga PDK-ja, Adem Grabovci kërkoi që praktikat si në rastin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt të ndërpritet, transmeton Telegrafi.

Shqetësimi më i madh sipas Grabovcit është se kanë të bëjnë me një shtet mik siç është Sllovenia.
“Rasti i tillë është edhe një provokim i rëndë që po iu bëhet qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, tha Grabovci në seancën e Kuvendit, duke kërkuar angazhim serioz nga të gjitha institucionet që këto praktika të ndërpriten, transmeton Telegrafi.

Ismet Beqiri nga Grupi parlamentar i LDK-së kërkoi që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe diçka e ngjashme të mos përsëritet.

Ndërsa, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha se ndalimi i Haradinajt është i papranueshëm.
Sipas tij, ky fletarrest nga Serbia është lëshuar kur Haradinajt po i përgatitej gjyqi i Hagës.
Ai tha se kjo që ndodhi nuk e amniston as Qeverinë e Kosovës sepse është hera e tretë që i përsëritet zyrtarëve tonë dhe nuk rregullohet.
“Njëherë me Agim Çekun, pastaj me Fatmir Limaj dhe tash me Ramush Haradinaj”, tha Konjufca, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haradinajt.
“Të mos i biem në qafë më shumë Sllovenisë se Serbisë. Problemi i vërtetë është shteti serb, jo Sllovenia”, tha Konjufca.
Deputeti Pal Lekaj, në emër të AAK-së tha se ndalimi i Ramush Haradinajt dje në Slloveni është tallje me të gjithë shtetin e Kosovës
Lekaj fton shtetin slloven që pa asnjë kusht ta lirojë Haradinajn dhe që lista e fletë arresteve të Serbisë të pastrohet njëherë e përgjithmonë

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close