Trajanov dorëzoi propozimin për një njësi zgjedhore

Propozimi që Maqedonia të jetë një Njësi zgjedhore të mërkurën edhe zyrtarisht u procedua nga deputeti dhe kryetari i Lidhjes  Demokratike, Pavle Trajanov në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive etnike bashkë dhe nga deputetja Liljana Popovska. Trajanov, duke e arsyetuar propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit zgjedhor, parimisht foli për dështimin e sistemit aktual zgjedhor dhe nevojën e kohës që të kalohet në një njësi zgjedhor, njofton “Koha”.

“Praktikat e  deritashme na thonë se sistemet zgjedhore që kemi pasur nga viti 1991 e këndej, të gjithë kanë dështuar. Nëse do të kalojmë në një Njësi zgjedhore, do të mund të kemi mazhorancë stabile parlamentare ku do të përfaqësoheshin edhe partitë më të vogla politike, me ç’rast do të pamundësohej bllokimi i tyre për të hyrë veçmas në Parlament”, tha Trajanov.

Sipas tij, me sistemin e ri do të kishim përfaqësim më real politik dhe do të rritej përgjegjësia politike në Parlament. Ai gjithashtu konsideron se do të imponohej edhe formimi i koalicioneve parazgjedhe, por që siç tha ai, edhe do të ketë rritje njëkohësisht te përgjegjësia e partisë më të madhe politike në Parlament.  Trajanov përmendi edhe atë se, me një Njësi zgjedhore, kontrolli parlamentar ndaj Qeverisë do të ishte me efikas, ndërsa partitë politike në Parlament do të mund të kishin më shumë zgjidhje ligjore ndaj propozim-ligjeve dhe vendimeve të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button