Geti ‘vërshohet’ nga klikimet

Nuk ka as dy ditë që ka lansuar këngën e re, dhe që në orët e para kënga ‘E nxonme’ e Getoar Selimit- Getit ka arritur të klikohet më shumë se 100 mijë herë.

Ndonëse projektet e Getit gjithmonë janë mirëpritur nga publiku kësaj radhe është vërtetuar edhe një herë mbështetja e fansave të tij, transmeton Tribuna.

E për më tepër ata e kanë vërshuar liderin e labelit Baba Stars me komentet prej më të ndryshmeve.

Faqet e tij zyrtare kanë qenë të mbushura me komente ndër të cilat thuhej. “Baba kurrë nuk dështon”, “Baba i hip hopit shqiptar”, e shumë sosh, që bëjnë të kuptosh që Geti ka një mori njerëzish pas vetes.

Lajme të ngjashme

Back to top button