Greqi, protestë kundër kreditorëve dhe pro qeverisë

Në negociatat e nisura në muajin shkurt mes qeverisë greke dhe kreditorëve ende nuk është arritur një marrëveshje, ndërsa në kryeqytetin e vendit, në Athinë është mbajtur një marshim-proteste në mbështetje të qeverisë.

Mijëra persona të mbledhur në sheshin “Sintagma” kanë brohoritur me slogane si “Jetët tona nuk i përkasin kreditorëve”, “Nuk kemi frikë dhe nuk bëjmë hapa prapa”.

Në protestën e cila është organizuar duke u bërë thirrje në medin sociale është dhënë mesazhi se”Tashmë kontrolli është tek ne. Do të lë luftojmë së bashku të gjithë kundër memorandumeve”.

Në protestë krahas kryetares së parlamentit, Zoi Konstantopoulou dhe ministrit të Brendshëm Nikos Voutsis morën pjesë edhe disa deputetë të SYRIZA-s.

Në lajmin e reflektuar në mediat greke, është theksuar gjithashtu se protesta janë mbajtur edhe në disa qytete të tjerë të Greqisë.

Ndërsa në anën tjetër në një deklaratë të bërë nga SYRIZA u theksua se “Mbështetja e popullit grek është arma më e fortë e negociatave”.

Në deklaratë gjithashtu është përdorur shprehja se “Populli i mbledhur sot në sheshe, ka dhënë mesazhin se nuk përkulemi ndaj frikës dhe kërcënimeve”

Lajme të ngjashme

Back to top button