Shkupi, Sarajeva, Beogradi dhe Tirana, qytetet më të lira evropiane

Kryeqyteti i Angolës, Luanda është qyteti më i shtrenjtë në botë, tregojnë sondazhet e fundit, ndërsa Zyrihu është qyteti më i shtrenjtë evropian, ndërkohë që qytetet ballkanike janë në mesin e më të lirëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimeve të gjera të kompanisë globale konsulente “Mercer”, përveç Luandas, më të shtrenjtë në botë janë Hong Kongu, Zyrih, Singapori, Gjeneva, Shangai, Pekini, Seul, Bernë dhe kryeqyteti i Çadit, N’Djamena.

Në mesin e qyteteve më shtrenjtë në botë, sipas listës së “Mercerit”, janë edhe Tokio, Londra, kryeqyteti i Kongos, Kinshasa, qytetet kineze Shenzhen dhe Guangzhou, si dhe New Yorku, Tel Avivi dhe Buenos Aires.

Nga qytetet e rajonit të Ballkanit, më i shtrenjtë është kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjana, e cila ndodhet në vendin 161, pason Zagrebi në vendin e 167 dhe kryeqyteti shqiptar Tirana që ndodhet në vendin e 193.

Sipas listës e cila përshinë 207 qytete nga të gjitha vendet e botës, nga vendet e tjera evropiane në grupin e më të shtrenjtëve janë gjetur: Kopenhagen (24), Oslo (38), Parisi (46), Dublin (49), Moska (50), Milano (54), Vjena (56), Roma (59) dhe Amsterdami i cili zë vendin e 69 nga kostot e jetës.

Sipas “Listës Mercer për kostot e jetës për 2015”, qytetet më të lira në botë janë kryeqyteti i Kirgistanit, Bishkek, kryeqyteti i Namibisë, Windhoek, qyteti më i madh palestinez, Karachi dhe Tunis, kryeqyteti i Tunizisë.

Qytetet më të lira të rajonit janë kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, i cili zë vendin e 196, Sarajeva zë vendin e njëjtë, ndërsa Shkupi ndodhet në pozitën e 203 nga shtrenjtësia.

Është interesante që Lubjana është më e shtrenjtë nga kryeqyteti i Kanadasë Ottawa, i cili zë vendin e 162-të, ndërkohë që Zagrebi është më i shtrenjtë nga qytetet gjermane Nurmberg dhe Leipzig.

Nga qytetet e rajonit më të gjerë, më i shtrenjtë është Stambolli i cili ndodhet në vendin e 99-të, Athina në 136, Bratislava, 137, Budapesti në vendin e 170 dhe Sofja e cila zë vendin e 187 të listës.

Sipas këtij studimi, qyteti më i lirë evropian është Shkupi, ndërsa pak më të shtrenjtë nga kryeqyteti maqedonas janë kryeqyteti i Bjellorusisë, Minsku, kryeqyteti gjeorgjian Tbilsi, Sarajeva, Beogradi, Tirana dhe kryeqyteti i Armenisë, Jerevan.

Ndërkohë, rezultatet janë mbledhur në bazë të çmimeve të ushqimit dhe shërbimet e blera nga të huajt gjatë vizitës të qyteteve që ishin në këtë listë prestigjioze. Ekspertët e kompanisë “Mercer” kanë krahasuar parametra të tillë si kostoja e strehimit, transportit, ushqimit, veshjes, pajisjeve në shtëpi dhe argëtim.
Kjo kompani për shumë vite kryen hulumtime mbi kostot e jetesës në 200 qytete në mbarë botën, në mënyrë që njerëzit që duan të udhëtojnë të kenë njohuri më të mirë të kostove të qyteteve në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button