Heshti dhe heshti, në fund foli Ivanov: gazetarët janë fajtor për gjendjen me mediat

Presidenti i Maqedonisë, pas një kohet të gjatë heshtje, për gjendjen aktuale në Maqedoni, mbrëmë në një studio të hapur në Telma, i fajësoi gazetarët për rënien e lirisë së shprehjes në Maqedoni dhe shtoi se gazetarët janë fajtorë për gjendjen e vështirë ne mediat e Maqedonisë.

Si gjykatësit, që janë fajtorë për vërejtjet dhe raportet ku theksohet njëanshmëria e tyre, ashtu edhe gazetarët, gjithsecili është fajtorë në vendin ku ai punon, deklaroi Ivanov.

“Vet mediumet duhet të luftojnë që të kenë standarde evropiane. Raporti i Freedom House është perceptim I krijuar nga mediumet tona. Nëse gjendja në gjykata është e vështirë atëherë gjykatat duhet ët bëjnë përpjekje që kjo të përmirësohet, njëjtë edhe me mediumet”, tha Presidenti.

“Mediumet duhet ta ruajnë dinjitetin, nuk na ngjanë të kemi gazetarë si këto. Ku janë ata që thonin se u është vjedhur liria e shprehjes? Ku janë ata që thonë se kjo është diktaturë? Ne vet duhet të japim vlerësim për veten, dhe jo të presim që të tjerët të na vlerësojnë. Mediumet janë vet fajtorë për atë se si janë të ranguar”, deklaroi Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button