Nëse nuk do jetë Baca Adem Demaçi në faqe të historisë, unë publikisht do pranoj pushkatimin


Unë, nëse nuk do jetë Baca Adem Demaçi në faqe të historisë, ju ftoj të gjithë juve që po fyeni figurën, po fyni njeriun e sakrificës, njeriun e përsekutuar, njeriun që i dha një jetë atdheut tonë shqiptar, nëse nuk do jetë në faqe të historisë si njeri i lavdishëm, unë publikisht ju them: do pranoj pushkatimin në sheshin e Zahir Pajazitit që do më benit ju.

Sa e dhimshme është sot që të dëgjosh duke i shar dhe ofenduar figurat më të ndritura të historisë. Njerëzit që i dhanë jetën dhe, më shumë se jetën për liri të shqiptarëve, lanë familjen, i kthyen nënës shpinë vetëm e vetëm që atdheu ynë shqiptarë në Kosova të jetë i lirë. Atëherë në atë botë të vetmen rrugë për të kërkuar shpëtimin ishte që të kërkonim nga Shqipëria nënë, ajo ishte politika dhe ideologjia në atë kohë.

Sot nga disa të paditur në faqet e faccebukut dhe në shumë neja dhe takime si nuk kanë turp të qesin vrerë nga goja duke e ofenduar Bacën Adem Demaçi, duke e sharë dhe duke e fyerë e duke që besa u marr edhe më privatësin, familjen e tij, kjo që fare nuk i takon njerëzve dhe atyre që kanë lexuar të pakten dy libra në jetën e tyre.

Meqense gjuha është nga mishi, ju mund të thoni çka të doni, veç mos harroni që nuk është liri e shprehjes të ofendoni, të shpifeni dhe të sulmoni dike që aq sa kemi jetën nga shumica nga ne, ai vuajti dhe qëndroj në burgjet serbe, në kazamatet e çetniko – fashisto – sllavo – serbe. Kosova është shumë e vogël, Kosova është shumë e vogël dhe të gjithë në një formë a po në formë tjetër ne e njohim njeri tjetrin, dhe shumë është e vështirë të na mashtron dikush.

Më kujtohet greva që po mbahej në Pallatin e Shtypit të Rilindjes në atë botë, ku aty ishte : Ali Podrimja, Zenun Qelaj, Bardh Hamzaj, Nehat Islami, Shaip Beqiri, Idriz Ulaj, Milazim Krasniqi, Abdullah Konushevci, Bajram Kosumi, Vezir Uka, Shkelzen Stublla, Halil Matoshi, Blerim Shala, Besim Rexhaj, Gani Gashi, Shpend Vinca, Haqif Mulliqi, Agim Zogaj dhe Muhamet Ahmeti. Më kujtohet kurrë në vitet 90-dhjeta kur i gjithë populli brohoriste më emrin Adem, Adem, Adem,

Në vizitë edhe pse i burgosur dhe i liruar prof. Ukshin Hoti bashkë më te erdhi tani i ndjeri prof. Fehmi Aganin e vizituan Bacën Adem Demaçi dhe të gjithë këtë grup që po qëndonin në grev për të drejta dhe padrejëtisnë që po i benin armiqt serb bashkë më ca njerëz të shitur e spiun e tradhtar të racës tonë.

Në histori deshet a po nuk deshet Baca Adem Demaçi do të jetë. Baca Adem Demaçi është një figur më mëritore dhe më kontribuese në rrugën e kombit shqiptar, një më i iternuar që mbi 27 e 7 muaj qëndroj në torturat fiziko- psikike në ato çeli të mallkuar të çetnikeve. Baca Adem Demaçi, ka mundur të shitet, ka mundur të fitoj edhe pushtet, edhe lekë, por nëna Nazife e kishte rritur dhe edukuar që të jetë në frymën e sinqeritetit dhe në rrugën e drejtësisë për të luftuar dhe kërkuar të drejtat e shqiptarëve, çlirimin e Kosovës të t’i bashkohët nënës Shqipëri. Nuk kishte lekë që e bleu, nuk kishte pozitë në pushtet që e mashtroj, ishe zemër hekuri dhe mendje-ndritur.

Çdo luftëtat që ka marr pushkën në dorë, qëllimi dhe betimi i tij ka qen të çlirohen të gjitha tokat shqiptare. Që nga vitet edhe më herët se të vitit 1912 dhe vitet në vazhdim çdo luftëtar dhe tani dëshmorë nga Zahir Pajaziti, Adem Jashari dhe qindra – mija luftëtar tani dëshmorë i kthyen shpinën rrugës së politikës pasive, e braktisën rrugën e të krijuar nga LDK-ja, më liderin e saj që mendonte dhe kujtonte që Kosova do të çlirohet më paqe, dialog më serbin.

Çlirimatart tani shumë nga ata dëshmorë i kthyen pushkën armikut serb, filluan luftën që të ndalojnë njëherë e përgjithmonë armikun serb, i treguan që kjo tokë është e shqiptarëve, ky dhe është i yni. Këtë tokë do të gëzojnë shqiptarët. Luftëtarët tani dëshmorë i kthyen shpinen qysh në atë botë të gjithë atyre që heshtin karrshi vrasjeve të shqiptarëve, karshi rrahjeve të shqiptarëve, karshi dhunës dhe përsekutimit që në mënyrën më të poshtër që po ju beheshi shqiptarëve në pragun e shtëpive të tyre.

Unë, nëse nuk do jetë Baca Adem Demaçi në faqe të historisë, ju ftoj të gjithë juve që po fyeni figurën, po fyni njeriun e sakrificës, njeriun e përsekutuar, njeriun që i dha një jetë atdheut tonë shqiptar, nëse nuk do jetë në faqe të historisë si njeri i lavdishëm, unë publikisht ju themë: do pranoj pushkatimin në sheshin e Zahir Pajazitit që do më benit ju.

Sepse Baca Adem Demaçi është dhe do të jetë në faqe të historisë, unë nuk i mbati njerëzit, unë nuk i ndaj njerëzit jo ky më shumë, ky më pakë, por të gjithë që janë në histori i respektoj dhe do ju mësoj edhe fëmijëve të mi , pasardhëseve tanë që të respekojnë figurat e historisë, panvarsisht lëvizjes, panvarshish partive politike, por çdo gjë që hynë në hsitori për mua është e arrirë, më vlerë dhe duhet të jetë e pa-prekshme.

Andaj motara e vëllezër mos ofendoni, një ditë fëmijët tuaj do të mësojnë, të paktën duhet të mësojnë historinë e popullit shqiptarë. Nuk guxojmë që fëmijëve tanë të ju mësojmë një pjesë të historisë dhe, pjesën tjetër të ju mohojmë, çdo mohim të veprave të atyre që janë në hsitori është mallkim,nëse mohon historin ti ke mohuar të vërtetë, ke mohuar vetën tuaj.

Njerëzit dhe ideatorët, ata që tani kanë siguruar vetën në faqe të historisë, nuk guxojmë t’i gjykojmë më politika ditore, nuk guzojmë t’i gjykojmë në bazë të politikës klanore, partiake, figurat që kanë hy në histori, figurat që kanë fituar dhe kanë siguruar portretin e tyre në histori nuk guxojmë ti prekim, ti shajmë, ti ofendojmë sepse një ditë të gjithë fëmijet dhe brezi i ardhshëm do të lexoj, do mësoj për ta, dojmë a po nuk dojmë ne, ata janë në histori…

Unë ju përshëndes dhe ju falënderoj të gjithë juve që flisni gjuhën e nënës, gjuhën shqipe. Juve që nuk po e kuptoni të vërtetën Zoti ju drejtoftë dhe ju behtë të mësoni. Juve që po ofendoni Zoti ju behtë të ditur që të kuptoni rrugën e çdo patrioti dhe vet-flijuesi për çështjen kombëtare. Zoti e bekoftë të gjithë popullin shqiptar, Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button