Hipokrizia evropiane dhe dinastia sunduese në Maqedoni

Çfarë lajmi. Komisari Han drejtpërdrejtë në dorë i paska dorëzuar Fatmir Besimit raportin e detajuar të KE, për detyrat që duhet ti përmbush vendi, deri më tetor ,kur edhe duhet të jepet raporti final lidhur me statusin e mëtutjeshëm.

Dhe, çfarë përmban dokumenti. Situatën aktuale politike në vend dhe reformat që duhet bërë.
Këtu qëndron hipokrizia e diplomacisë evropiane. A ka mundësi të depolitizoj gjyqësorin VMRO-DPMNE, a ka mundësi që këta të pastrojnë gjyqësorin nga baxhanakët, tezakët, dajallarët, hallat e tezet militantët partiak si dhe dashnoret e kupolës dhe të dinastisë që sundon në Maqedoni.

A ka mundësi kjo kupolë të mundësojë media të lira në vend deri në tetor, kur ajo veç më i ka mbyllë ata që i kanë penguar dhe po i shantazhon do pak të tjera. Jo nuk është e mundshme përveç që ,për këta tre muaj ky establishment do t’ju realizojnë shuma të majme të parave nga buxheti i shtetit mediave pro-qeveritare,
Dhe a ka mundësi të ketë dialogim të mirëfilltë me protagonistë që janë burim i krimit të organizuar në vend dhe shpërdorimeve marramendëse me pushtetin dhe paratë publike.

Po ju lutem, Fatmir Besimi akoma do të jetë postier i Gruevskit për të bartur raporte nga Evropa dhe akoma të vazhdojë të etablojë mashtrimin lidhur me këtë proces mjaft të rëndësishëm por të padëshiruar nga Nikolla Gruevski.Çfarë Evrope imagjinojmë ne, çfarë diplomacie është kjo, si është e mundur për këta tre muaj të priten të realizohen këta detyra.

Të dashurit e mi, kështu është kjo punë sepse Evropa ka kohë për të pritur ,por ne, nuk kemi kohë për Evropën.
Por kohë më nuk ka as Fatmir Besimi !

Lajme të ngjashme

Back to top button