A ka korrupsion në rastin me 100 mijë eurot?

LSDM-ja do të presë një periudhë që ta vendosë në test Prokurorinë Publike, nëse do të reagojë lidhur me rastin për ryshfet prej 100 mijë eurove, siç ishte bërë e ditur nga bisedat e përgjuara, ndërsa i bëri publike Zoran Zaev.

“Kemi lënë një hapësirë të vogël, siç kemi bërë për të gjitha rastet e publikuara që kanë të bëjnë me kriminalitet, vepra inkriminuese ku ekzistojnë dyshime se janë të përfshirë bartës të funksioneve publike në Maqedoni, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

Por nga prokuroria publike deklarojnë se ajo do të veprojë në kuadër të kompetencave të saj dhe opinion publik do të informohet me kohë, transmeton REL.

Në përgjimet e publikuara nga LSDM, dëgjohet se për një ndërtim pa leje në afërsi të ambasadës amerikane kanë biseduar partnerët e koalicionit Gruevski-Ahmeti, ndërsa më pas, në vend që shtëpia të rrënohet për gjoja ryshfet, ajo ende qëndron aty.

“Asani në mënyrë direkte i tregon Ahmetit, citoj: “nëse ai të thotë diçka, nëse ngre pluhur, ti thuaj kështu, kështu është puna, lirish mund ti thuash, ai i yti mori 100 mijë euro për punë në Çair, pse ai Sasho Mijallkovi çka ishte aj drejtor, ai i mori 100 mijë euro”, deklaroi Zaev duke cituar dokument që thotë se është nga Drejtoria për Kundërzbulim.

Sipas ish prokurorit publik dhe anëtarë i komisionit për antikorrupcion Jovan Trpenovski, Prokurori Publik nuk mund të vendosë nëse do të ngrejë procedurë dhe si do të përfundoj ajo, por duhet të nxitë interes dhe ta hetojë këtë rast.

“Mendoj se është e pamjaftueshme që prokurori të vendosë nëse në rastin konkret ka vepër penale. Këtu shihet që diçka është joligjore, sepse objekti ende është aty dhe duhet të hetohet nëse objekti nuk është rrënuar për shkak të asaj që e dëgjuam apo pse nuk kanë treguar interes, pa marr parasysh parave që janë përmendur”, thotë Trpenovski. Ai shtoi se në këto raste duhet të hetohen edhe nga Komisioni për antikorrupsion, por ajo deri më tani nuk ka reaguar, edhe për raste më serioze./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button