Neymar skuqet në disfatën e Brazilit (Video)

Pas përfundimit të ndeshjes Brazil – Kolumbi, e cila përfundoi në favor të Kolumbisë, Neymar e gjuajti me top kolumbianin Pablo Armero dhe u konfrontua me Murillon, që pati shënuar golin e fitores për kolumbianët.

Gjyqtari pa u menduar i dha kartonin e kuq yllit të Barcelonës, ndërsa edhe Bacca u ndëshkua me të kuq poashtu, për shkak të rolit të tij në këtë incident.

Kështu Brazili do të përballet me Venezuelën, në ndeshjen e fundit të grupit C pa e pasur në dispozicion Neymar, që gjithsesi do të mungonte pasi kishte marrë dy kartonë të verdhë në ndeshjet e mëhershme.

Mungesa e asit të Barcelonës do t’i jap mundësinë Douglas Costas, Philipe Coutinhos ose Robinhos që të paraqitet në 11-ën startuese.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button