fbpx

A ju kujtohet rasti “Puçi”?

Këshilli i gjykatës penale për vlerësim të aktvendimit për rastin “Puçi” nuk ka afat të caktuar ligjor deri kur duhet të prononcohet lidhur me aktakuzën dhe të vendos nëse do ta lëshoj në procedurë të mëtutjeshme dhe do të përcaktoj gjykim apo do t’ia kthej Prokurorisë, siç kërkoi mbrojtja.

Edhe pse, një pjesë e mediumeve më 1 qershor, pas seancës së Këshillit informon se vendimi do të miratohet pas dhjetë ditëve, nga Gjykata themelore Shkupi 1 për “Meta” thonë se “këshilli nuk ka afat deri kur duhet të miratohet vendimi ndërsa afati prej 15 ditë për të cilin njoftuan zërat publik, ka të bëjë me periudhën ku gjykata duhet të caktoj afat nga pranimi i ankesës nga aktvendimi”.

Prej këtu nuk është e sigurt nëse gjatë verës Gruevski dhe Zaev do të ulen para gjykatës, në procesin e shekullit, siç ishin disa prognoza.

Krahas kësaj, prej 15 korrikut fillojnë pushimet verore për gjykatësit gjegjësisht profesionit të gjakësve që do të zgjat deri 15 gusht.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close