Mot më i freskët

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të herëpasherëshme, sidomos paradite.

Do të fryjë erë mesatare herë pas herë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 26 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, paradite me reshje të herëpashershme me intensitet të dobët dhe me erë mesatare e kohëpaskohshme e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri rreth 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët. Reshje të kohëpaskohshme të shiut, por me intensitet më të dobët priten gjatë fundjavës.

Lajme të ngjashme

Back to top button