Ambalazhimi i ushqimit me rregullore të re

Prej sot hyn në fuqi Rregullorja për materialet dhe produktet, të cilat vijnë në kontakt me ushqimin. 

Rregullorja ka të bëjë me kërkesat e përgjithshme për materiale, të cilat kompanitë i shfrytëzojnë gjatë manipulimit me ushqimin, gomë, plastikë, dru, xham, rrëshirë sintetike, dyllë, silikon.

Sipas Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV), kërkesa për miratim dhe autorizim të materialeve dhe produkteve të këtilla kanë parashtruar mbi 100 kompani, prodhuese dhe importuese. 

Gjatë manipulimit me ushqim janë lejuar plastika, xhami, druri, por ka kërkesa të caktuara që prodhuesit ose importuesit duhet t’i plotësojnë që të marrin mendim pozitiv nga AUV. 

Nga Agjencia paralajmërojnë se deri në fund të vitit do të hartohet edhe rregullorja për teknologji dhe materiale të reja të ashtuquajtura materiale të mençura me çka do të rrumbullakësohet gjithë korniza në pjesën e materialeve dhe produkteve që janë në kontakt me ushqimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button