Marrëveshjet speciale me Serbinë e sollën “Gjykatën Speciale”

Riaktivizimi i negociatave me Serbinë pas përfundimit të “Negociatave të Vjenës” ishte hapi me i gabuar dhe fillimi i rikthimit mbrapa në procesin politik të Kosovës, dhe në subjektivitetin e njohjes  ndërkombëtare të saj. Megjithatë gabimet nga spektri politik në vend nuk përfunduan me kaq, ata ishin në gjendje të bënin kompromise edhe me vlerat që ata i ngritën në pushtet, madje sakrifikuan edhe shokët e tyre të luftës , vetëm e vetëm që të maskohen me petkun e paqes e të buzëqeshjes se rreme për të përfituar personalisht.

Marrëveshjet e Prillit dhe Majit të vitit 2013, të prezantuara Historike për Kosovën dhe Serbinë,  dhe të quajtura speciale në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, vërtet po rezultojnë speciale në praktike, sepse po e sfidojnë ekzistencën e një shteti në Ballkan me krijimin e Institucioneve mbishtetërore speciale siç është “Gjykata Speciale”, “Asociacioni i Komunave serbe” dhe “Bisedimet për barrikadën mbi lumin Iber”. Tani pas dy viteve të shkuarje-ardhjeve në Bruksel është gjetur një kompromis i madh dhe i pranueshëm ku Shqiptaret do të humbasin ndërsa serbet do të fitonin, madje pala e parë këtë humbje duhet ta prezantojë para opinionit si një fitore të madhe për qytetarët e vendit.

E vërteta mbi marrëveshjet ka rezultuar me tri elemente kryesore të cekura me lartë që do ta sfidonin ekzistencën e një shteti normal në rrafshin e funksionimit të tij siç janë:

  • Krijimi i asociacionit te komunave serbe në Kosovë më kompetenca ekzekutive duke u lidhur me Beogradin e sfidon pushtetin e vendosur në Prishtinë në shumë çështje thelbësore në funksionimin e tij;
  • Diskutimet me Serbinë për barrikadën e vendosur mbi urën e Ibrit e cila gjendët brenda territorit të Kosovës, është pranim i sovranitetit të Serbisë brenda Kosovës edhe në çështje territoriale;
  • Pranimi i Gjykatës Speciale, e cila sfidon rendin juridik të Kosovës dhe dënon në tërësi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sfidon të ardhmen evropiane të vendit, vet ekzistencën dhe parimet mbi të cilat është ngritur ky shtet.

Mirëpo si duket e gjithë kjo që u tha me lartë është planifikuar mire nga pushteti i vendosur në Kosovë e të ndihmuar edhe nga vartësit e tyre ndërkombëtar për të përshpejtuar gjymtimin e Kosovës duke vendosur Gjykatën Speciale dhe duke dënuar epokën me historike dhe te lavdishme të Kosovës.

“Gjykata Speciale” e cila tanimë ka vendosur themelet e saj me vulën e institucioneve të vendit ne Republikën e Kosovës nuk është si rezultat i kërcënimeve nga OKB-ja por si rezultat i besnikërisë se bisedimeve Prishtinë-Beograd të quajtura si marrëveshje speciale.

Thjesht, po të ishte diplomacia Kosovare dhe Qeveria e Kosovës me profesionale ne punën e tyre nuk do të ndodhnin gjera të tilla, dhe kërcënimet se gjoja nëse NE nuk e bëjmë e bënë OKB-ja janë falco. Nga vet rezolutat e deritashme për Kosovën të bëra gjatë viteve dëshmon se tani OKB-ja e ka kryer këtë kapitull me gjykimin e  udhëheqësve të UÇK-së në Hage e të cilët janë shpallur të pafajshëm, dhe ri-aktivizimi i këtyre gjykimeve nuk mund të bëhet nga OKB-ja. E vërteta është se kërcënimet vinë nga spektri Politik kosovar që ka garantuar themelimin e kësaj gjykatë në Bruksel, dhe besnikëria e tyre do të shkoj deri në fund madje edhe nëse është në kundërshtim me interesat madhore të shtetit të Kosovës dhe qytetareve të saj.

Sidoqoftë tanimë presioni do të vazhdojë deri të realizimi i kësaj gjykate, ndërkohe rruga e Kosovës drejtë integrimeve evropiane, njohjeve të reja dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtarë përveç që do të jetë e kushtëzuar do jete edhe shumë e ngadaltë dhe e tej-zgjatur, prandaj Kosova dhe qytetarët e saj si rezultat i politikës së dështuar kanë marrë goditjen me të rënde të imazhit ndërkombëtar të vendit dhe të epokës me të ndritshme të lirisë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Si eshte Mesuesi, ashtu jane nxenesit thote nje prverb i vjeter.Zoteriu pretendon se eshte studiues i qeshtjeve Evropjane e politikave te BE_se. Perderisa Europa po unifikohet po heq kufijte ndermjet shteteve ,si dhe gjdo lloj te shovenizmit dhe diskriminimit, zoteri Gashi pretendon se riaktivizimi i negociatave me Serbine eshte hap i gabuar. A e dini ju zoteri se Kosoven e mjere se liruan ata qe sot po ja vjedhin edhe Centin e fundit e ata qe popullin e varferuan ne maximum. Kosoven e liroj Nato : Amerika-Europa. Keta investuan Miliarda shkatrruan shtetin e atehershem sovran te ish-Jugosllavise. Neve si popull na shtrine doren e miresise na bene shtet te pavarur pa egzisuar ndonjehere .Pse e bene kete, e ben rastesishte?.Sepse Europa duhet te unifikohet , sduhet te kete me shtypje e as nenshtrim,qe forcat perparimtare kudo qe jane te bashkohen ne Europen e bashkuar ndoshta pas nje kohe te ndihen te gjithe Europian te barabarte, duke mos e cenuar identitetin e askujt.Keta e deshen Kosoven si vend qe do shkon drejt perparimit Ekonomik si vend te stabilitetit.Cfare beri qeveria e Kosoves? Shkaterroj identitetin e Kosovarit e te Shqipetarit ne pergjithsi, shkatrroj shkollat sote shkollat tona as qe mund ti quajsh shkolla ne to blihen Diploma si ne pazar, dhe keqperdorohen e perdhunohen masovikisht.Shkaterroj Spitalet dhe sistemin shendetsore s’ka ku shkon ma keq.Ne aspektin nderkombetar jemi total te izoluar askush sdon te ndegjon per ne, jo se na ose sna duan tjeret por ajo qka ndodhe ne Kosove iriton edhe djallin e shpelles,lere ma vendet e civilizuara te botes.Sote i gjithe shtypi Evropjan shkruan se Kosova udhhiqet nga njerez Hajdute e Kriminel primitiv.A seshte kjo e vertete?.Si eshte e mundur qe per nje kohe te shkurter me se 70 % te udhheqsve tane behen Milionera, kur pensioni me i vogel eshte 60 apo 70 Euro ne muaj.Nga njerez pa shkolle te mesme te rregullt jane bere Akademike:Ne cilen bote jetoni ju o njerez, mendoni qe ata qe na liruan paten qellim qe Kosova te kthehet ne nje vend ku mbretron huliganizmi bajraktarizmi e varferia ekonomike.Natyrishte se qeverija e Kosoves sbejne jo vetem punen e tyre por asnje lloj pune vetem punojne duke vjedhur e shkaterruar popullin e paditur e te lodhur te Kosoves.Natyrishte se OKB do e krijon gjykaten, por nga gjykata s’kane nevoje te friksohet askush qe eshte i pafajshem. Askujt si vjen era hudher pa e ngrene ate. Nese qeveria hajdute e kriminele e Kosoves sndihen fajtor e skan gje me kete pune do te duhej ta aprovonin vete nje ligj te tille. Se ky ligj ska si ti sjell Kosoves diqka te keqe vetem ta pastron kete vend te bukur e te lodhur nga hajduteria shekullore.

Back to top button