Promovim i “Përmbledhjes së aktgjykimeve -liria e shprehjes”

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë dhe Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë sot do ta promovojnë publikimin “Përmbledhje të aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, për nenin 10 – liria e shprehjes”.

Në promovim do të ketë fjalim ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, drejtori i Byrosë për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut Kostadin Bogdanov dhe drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë, Aneta Arnaudovska.

Në dy vëllime nga Përmbledhja janë përfshirë përkthime të aktgjykimeve dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut kundër shteteve të tjera lidhur me nenin 10 liria e shprehjes nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut, ndërsa njehe rit janë përfshirë edhe dy vendime kundër Republikës së Maqedonisë.

E drejta e lirisë së shprehjes është bazë fondamentale e demokracisë dhe e drejtë e cila krahas dokumenteve të tjera ndërkombëtare të cilat janë ratifikuar nga ana e Republikës së Maqedonisë garantohet edhe me nenin 10 nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut.

Neni 10 nga GJEDNJ-ja, ndërsa posaçërisht praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetet-nënshkruese të Konventës edhe atë jo vetëm për shkak të qeverisjes së të drejtës, por edhe për shkak të sendërtimit të standardeve dhe parimeve në ligjet dhe praktikën e gjykatave vendore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button