Komisioni Evropian i jep një listë me detyra Maqedonisë

Zv/kryeministri për çështjet e eurointegrimit Fatmir Besimi zhviloi sot në sërë takimesh në Bruksel, me komisionarin për zgjerim dhe Fqinjësi Johanes Han, me euro deputetët Vajgël, Kukan dhe Houit, të cilët kanë qenë angazhuar edhe në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Ata në bisedë me Besimin kanë diskutuar mes tjerash prioritetin e reformave urgjente që duhet të zbatojë vendi, të cilat Komisioni do t’i monitorojë nga afër, në muajt në vijim, njofton Alsat-M.

“Mesazhe më konkrete në takimet e sotme mora nga Eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Han, nga i cili mu dorëzua në dorë raporti mbi Republikën e Maqedonisë me masa urgjente dhe prioritare për vendin, që gjithashtu do të shqyrtohet edhe në Këshillin e çështjeve të përgjithshme të BE-së, gjatë javës së ardhshme. Bëhet fjalë për një dokument prej disa faqesh që përfshinë disa fusha. Para së gjithash, pavarësi dhe paanshmëri të gjyqësorit, pastaj raport për shërbimet shtetërore të sigurisë në Maqedoni dhe reforma adekuate të nevojshme, si dhe reforma në raport me procesin zgjedhor, lirinë e mediave dhe të shprehjes. Bëhet fjalë për një raport të BE-së që është i azhurnuar me ndodhitë më të reja, si dhe një raport i përgatitur nga eksperti i KE-së, Rajnhard Pribe, që cakton prioritetet kryesore që duhet të zbatojë Maqedonia, urgjentisht në këtë periudhë. Me rëndësi është që Maqedonia në Bruksel ka mbështetje për reformat në integrimet evropiane, por këtu janë të interesuar seriozisht të shohin hapa konkrete në reformat dhe në dialogun politik. Ata vlerësojnë se marrëveshja e 2 qershorit në Shkup, është dokument i vlefshëm, dhe se partitë politike duhet të fokusohen në zbatimin e dokumentit që është me rëndësi për procesin e reformave në Maqedoni, në raport me eurointegrimet”, deklaroi Fatmir Besimi, zv. Kryeministër për euro-integrime.

Lajme të ngjashme

Back to top button